MIRESEVINI NE FORUMIN TONE NQS NU KJENI TE REGJISTRUAR JU LUTEMI QE TE REGJISTROHENI JU FALEMINDERIT .....:::: STaFFi::::....

Join the forum, it's quick and easy

MIRESEVINI NE FORUMIN TONE NQS NU KJENI TE REGJISTRUAR JU LUTEMI QE TE REGJISTROHENI JU FALEMINDERIT .....:::: STaFFi::::....
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kur te vdes

Shko poshtë

Kur te vdes Empty Kur te vdes

Mesazh  Admin Tue May 26, 2009 2:31 am

Kur une te vdes,
Dhe ti te qash me lote ne nxehte
Mbi trupin tim te ftohur,
Shpirti im lart do ngrihet,
Dhe do ti fshije syte e tu te lodhur...

Por ti s`do me ndiesh,
Dhe do vazhdosh te qash e heshtur
Thua se lotet do te me ngjallnin,
E kur trupi im varrin te kete prekur,
Do kerkosh nje fjale te ta shuaj mallin...

Do zgjohesh aty nga mesnata,
Do qash mbi jastekun tim te zbrazet
Kurse une do te te ledhatoj floket,
Bashke do presim agimin qe zbardhet,
Rrezen e diellit qe hyn nga dritarja e vogel...

Dhe do vish te koka e varrit tim,
Nje shishe uje do derdhesh
Mbi balten qe me mban mbuluar,
E pastaj do flasesh dhe ne fund do heshtesh,
Athere kur gjithe fjalet te te kene mbaruar...

Dhe lotet do derdhen,
Mbi faqet e tua
Mbi doren tende te plakur,
Dhe vetem ne ate cast do kem kuptuar,
Se ne zemren tende nje plage kam hapur...

Dhe do vij si zog,
Te qendroj ne nje peme aty afer
Apo nje lule ne kopshtin para deres,
Nje dicka qe ti kerkeon ne raftet,
Nje leter dashurie qe perpleset ne xham prej eres.

E ti do ti lutesh Zotit per mua,
Do hapesh duart e tua
Dhe syte ne dhe do ngulen,
E pastaj nuk do qash me per mua,
Te koka e varrit te me lesh nje lule...

Dhe do ikesh pastaj,
Ashtu e merzitur e plakur
Nga hallet qe ngre, nga dhimbja e peshes,
Endrren tende per mua do mbash hapur,
Dhe vec ne enderr e lumtur do qeshesh.
Dhe do rrime bashke gjer ne agun e zbardhur...

Admin
Admin

Numri i postimeve : 64
Join date : 21/04/2009

https://te-dua.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi