MIRESEVINI NE FORUMIN TONE NQS NU KJENI TE REGJISTRUAR JU LUTEMI QE TE REGJISTROHENI JU FALEMINDERIT .....:::: STaFFi::::....

Join the forum, it's quick and easy

MIRESEVINI NE FORUMIN TONE NQS NU KJENI TE REGJISTRUAR JU LUTEMI QE TE REGJISTROHENI JU FALEMINDERIT .....:::: STaFFi::::....
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ajo iku,s`kthehet me ...

Shko poshtë

Ajo iku,s`kthehet me ... Empty Ajo iku,s`kthehet me ...

Mesazh  Admin Sun Apr 26, 2009 10:00 am

Ate dite kur u njohen ishte shtator, nje shtator i lumtur dhe i hidhur. Kishte lumturi se vajza per here te pare e kuptoi se c'ishte nje dashuri, por kishte me shum hidherim se djali nje tjeter kish dashurine. Per pak muaj syt e djalit nuk mundi ti shikonte se per nje koh te gjat nga atdheu i saj u largua. Djali kurr, kurr se kish kujtuar, ndersa ajo vazhdonte akoma te ishte e dashuruar.
Nje dite te bukur qershori syt e djalit perseri i pa, nje ndjenj i pershkoi gjith trupin kur ai per here te pare nje buzeqeshje i dhuroi. Kaluan ditet dhe ndodhi ajo qe vajza enderronte , dashurin e djalit qe prej kohesh dite e nate mendonte arriti ta fitonte. Momente te bukura , plot dashuri, zjarr e pasjon se bashku kaluan. Kalonin momente te bukura por bashk me ato momente kalonin edhe ditet qe vajzes i kishin mbetur ne token e saj. Dhe ja, erdhi momenti kur duhet te ndaheshin. Vajza syt si deti me lot kish mbushur, ndersa ai per ta qetesuar embel i perkedhelte fytyren e luante me floket e saj. Nje perqafim te fort njeri-tjeter i dhuruan, nuk donin te ndaheshin, nuk donin te largoheshin, por ky isht fati duhet ta pranonin. Nje lamtumire me gjysem zeri nga goja e saj doli...
Nga larg e telefonoi: " ME THUAJ SHPIRT , DUHET TE VAZHDOJ TE SHPRESOJ APO PER TY ATE DIT AJO DASHURI MBAROI???" Djali nje pergjigje te drejt i dha : "NESE AKOMA ME DO ATEHER VAZHDO E SHPRESO , NESE JO ME MIR ME HARRO..."
U be kohe qe ajo zerin sja degjonte, qe syt e bukur sja shikonte, e merte malli per ate shikim, i qante zemra per ate djal. Nga dikush mori nje lajm te hidhur :" AI TE TRADHTOI, ATA JAN BASHK". Nuk mundi ta duronte kur vet e dashura e tij i tha:" PO JEMI BASHK , AI KURR SME KA LENDUAR!" Nuk mundi ta degjonte zerin e tij tek pohonte ato fjal qe te vrisnin. Zemra e saj shum shpejt filloi te rrihte , aq shpejt sa ne spital pa ndjenja perfundoi. Doktorri mendonte se nuk do shpetonte, por nje ze ne enderr i thoshte: " TE LUTEM MAMI, TI MUND TJA DALESH, UN E MERITOJ TE JETOJ, NUK KAM ASNJE FAJ..." Vajza i hapi syt dhe jeten shpetoi. Ate mengjes doli ne lulishten e spitalit, ajer ,freski...qetesi kerkonte mes pemeve dhe luleve. Nje infermier i buzeqeshi dhe i tha:"URIME"
"PER CFARE?"
"MBAS 7 MUAJSH DO TE BEHESH NENE!"
"JO , JO , JOOOOO"
Mes te britmash e te qarash barkut me grushta i binte. Kaluan ditet dhe femijen mesoi ta donte, dhe jeten do jepte per te. Ishte dikush tjeter qe nuk e donte, ishte babi i femijes qe sdonte ta besonte.
"ME THUAJ SHPIRT, CFAR TE BEJ UN E VETME ME NJE FEMIJE?"
"NUK E DI UN , ATE E DI TI, UN SKAM MOSH PER FEMIJE PASTAJ TANI KAM TE DASHUR."
"ASHTU? OK NA HARRO , NA QUAJ TE VDEKUR!"
"JO, JO ME MIR KESHTU; TI MBAJE FEMIJEN, RRITE DHE KUR UN TE JEM 27-30 VJEC DO I TREGOJ PRINDERVE TE MI QE DHE UN KAM NJE FEMIJE."
"DMTH TI DO VAZHDOSH JETEN ME NJE FEMER TJETER DHE PA PROBLEME, NDERSA UN E VETME ME NJE FEMIJE?!"
"JO POR...PAK A SHUM ..."
"OK....."
Ishte e lumtur se do behej nene, e ndjente zemra, e ndjente shpirti, trupi i saj teksa rritej ai femije. Cdo muaj shkonte e bente ekografi e ne muajin e pest doktorri i tha :"URIME DO BEHESH ME DJAL" Disa lot nga lumturia i dolen.
Ne ate mbremje von e mori djalin ne telefon: " TE MORA PER TE TE THEN SE...."
"SI ESHT FEMIJA ? PO TI?"
"MIR! DO BEHEM ME DJAL...."
"VERTET?! SI DO JA VESH EMRIN ?"
"NUK E KAM MENDUAR TY SI DO TE PELQENTE ?"
"C.....OSE A....EJ DO BEHEMI ME DJAL JO DO BEHESH."
"JO SHPIRT SE TI DO TA DUASH VETEM KUR AI TE RRITET E TANI NUK DO TI QENDROSH PRAN. E DI SI DO TE THOJ AI KUR TI TI DALESH PERPARA:"kush je ti zoteri qe vjen papritur e me thua se je im ate? ku ke qen per kaq vjet ? ku ishe ti kur un kisha nevoj per nje keshille? ku ishe ti kur un hodha hapat e para?? ku ke qen netet kur un qaja se kisha nevoj per nja babi? me thuaj ku ishe?" JA KETO DO TE THOJ, SI DO TI PERGJIGJESH?"
"JO AI DO ME KUPTOJ..."
Kalonin ditet dhe djali nga e dashura ishte ndar, se ajo e kishte mar vesh te verteten qe ai sdonte tja thoshte.
Ai mendonte se ja tha nena e femijes se tij e ateher si hakmarrje i tha " TE PERDORA NUK TE DUA AS TY E AS FEMIJEN TEND"
Ato fjal jashtmase e lenduan ate dhe ne koma pa gjak ajo bashk me femijen perfundoi.
Ajo sdonte te ishte penges per djalin qe dashuronte , por as femijen e saj smund ta vriste. Kaloi keshtu disa dit ne koma,kur mjeket i thane qe kish humbur femijen .Kur ai erdhi ta shihte e kjo e ldhur dhe mezi fliste i thoshte: "DO JESH I LUMTUR SHPIRTI IM , TE DESHEM VERTET E DERI NE VDEKJE. ME VJEN KEQ QE NE ZEMREN TENDE NUK PATI VEND PER ENGJELLIN TON. AI VDIQ SESHT ME MES NESH"
"TE LUTEM MOS MI THUAJ KETO, SE TI E DI QE UN TE DUA. DUHET TE JETOSH, NE DO JEMI SEBASHKU, DO KEMI FEMIJ TE TJER..."
"JO ZEMER SKA ME KOH PER MUA, AI ESHT SHUM I VOGEL NDAJ DHE UN QE E DESHA VERTET DUHET TE SHKOJ ME TE , DUHET TE KUJDESEM..."
"JO JO PO TE THEM, TI DUHET TE JETOSH BEJE PER MUA TE LUTEM , JAM PENDUAR, E DI QE STE MERITOJ POR ME FAL TE LUTEM..."
" ME PUTH PER HER TE FUNDIT TE LUTEM.."
Djali u afrua ta puthte, por per pak sekonda trupi i saj u be akull, dhe dora i ra nga krevati....
"JO JO JOOOOOOOOO ZOT TE LUTEM , TI E DI QE E DUA . PERSE MA MORE PERSE ....TE LUTEM ZEMER TI DUHET TE KTHEHESH ... DO JEMI BASHK GJITHMON TE LUTEM HAPI SYCKAT E BUKURA TE LUTEM...UN TE DUA ME FAL..."
Djali ish penduar , por ishte e kot ajo skish me shpres...nje foto te saj e mori si kujtim e mbante ne gjoks ...

Admin
Admin

Numri i postimeve : 64
Join date : 21/04/2009

https://te-dua.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi