MIRESEVINI NE FORUMIN TONE NQS NU KJENI TE REGJISTRUAR JU LUTEMI QE TE REGJISTROHENI JU FALEMINDERIT .....:::: STaFFi::::....

Join the forum, it's quick and easy

MIRESEVINI NE FORUMIN TONE NQS NU KJENI TE REGJISTRUAR JU LUTEMI QE TE REGJISTROHENI JU FALEMINDERIT .....:::: STaFFi::::....
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ai kishte një fëmijë...

Shko poshtë

Ai kishte një fëmijë... Empty Ai kishte një fëmijë...

Mesazh  Admin Sun Apr 26, 2009 9:59 am

Kur jam njohur me Tanin, mendoja se lumturia ime kishte arritur kulmin. Ai ishte një njeri tepër i dashur për mua dhe gjithmonë ishte përkrah meje, në çdo rast që unë kisha nevojë. Unë përkushtohesha shumë ndaj tij dhe mundohesha që marrëdhënia jonë të ishte tepër e konsoliduar dhe sinqerisht, nuk e di se ku kam gabuar me të, që ai më bëri të vuaja kaq shumë dhe të më kishte gënjyer për një të vërtetë aq të madhe. Unë kisha thurur plane të mëdha për ne të dy dhe për të ardhmen tonë, por ajo që mora vesh pak ditë më parë rrëzoi gjithçka, sikur të ishin vetëm një kështjellë e thjeshtë rëre. Gabimi i tij është i parikuperueshëm për mua, gjithçka do t'i kisha falur, gjithçka, por vetëm këtë jo.

Ai kishte një fëmijë, dhe mua nuk më kishte treguar për të. Unë kam dy vjet që jam e lidhur me të dhe fëmija që ai ka me një tjetër, është vetëm 6 muajsh, pra është një gabim i dyfishtë nga ana e tij. Sa herë që e diskutoj me të, ai betohet se ishte vetëm një flirt pas një party mes miqsh, dhe nuk më kishte treguar, pasi i druhej reagimit dhe vendimit tim Po si mund të kapërdij unë një sjellje të tillë, si mund ta fal pas një pasoje të tillë? Ai fëmijë do të jetë gjithmonë pjesë e familjes sime dhe jam e sigurt se nëna e tij do të bëjë gjithçka për të rikthyer pranë babain e fëmijës së saj. Nuk mund të kaloj tërë jetën time me dyshime dhe pasiguri ndaj tij.

Fillimisht mendoja se mund ta falja, në emër të dashurisë që unë kisha për të, por ja që karakteri im nuk është aq i fortë për të përballuar një presion të tillë psikologjik. Më vjen keq për veten, më vjen keq për të, për dashurinë tonë, por këto janë gabime që nuk kanë kthim mbrapa, ndaj edhe unë me të tani po vuajmë pasojat e asaj nate të mallkuar për ne.

Admin
Admin

Numri i postimeve : 64
Join date : 21/04/2009

https://te-dua.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi