MIRESEVINI NE FORUMIN TONE NQS NU KJENI TE REGJISTRUAR JU LUTEMI QE TE REGJISTROHENI JU FALEMINDERIT .....:::: STaFFi::::....

Join the forum, it's quick and easy

MIRESEVINI NE FORUMIN TONE NQS NU KJENI TE REGJISTRUAR JU LUTEMI QE TE REGJISTROHENI JU FALEMINDERIT .....:::: STaFFi::::....
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vendosa ti jap fund jetes. pasi ai iku, nuk jetoj dot me...

Shko poshtë

Vendosa ti jap fund jetes. pasi ai iku, nuk jetoj dot me... Empty Vendosa ti jap fund jetes. pasi ai iku, nuk jetoj dot me...

Mesazh  Admin Sun Apr 26, 2009 9:58 am

Altin Koçi i ka dhënë fund me një të shtënë çifteje jetës së tij. Vetëm dy ditë më vonë, Anxhelina Çerpja ka pirë helm mbi varrin e të dashurit të saj. Kjo është tragjedia, këtë herë jo në teatër, por në Kamëz, shumë larg Veronës. Në periferinë e Tiranës, dy të dashuruar me njëri-tjetrin i kanë dhënë fund bashkimit të tyre tokësor. 24-vjeçari, Altin Koçi është vetëvrarë me çifte të shtunën brenda në dhomën e tij. Ai i kishte menduar të pakalueshme pengesat për t’u martuar me Anxhelinën. Dje, mbi varrin e tij të sapombyllur, Anxhelina Çerpja e ka mbajtur premtimin e dhënë se, “do të ishte me të deri në përjetësi”. Ajo është gjetur mbi varr, e helmuar. Në letrën e lamtumirës 22-vjeçarja kishte shkruar: “Po shkoj të bashkohem me Altinin”. Thonë, që kur e gjetën faqet i kishte ende me lot.

Historia
Ata i kishin nisur takimet e tyre të fshehta dy vjet më parë. Altini dhe Anxhelina jetonin në Kamëz. Të dy kishin ardhur në Tiranë nga Dibra. Në Kamëz fati kishte dashur që shtëpitë t’i kishin përballë. Ajo ishte një vajzë shtëpiake, ndonëse kishte mbaruar shkollën e mesme. Ai një djalë i shkathët, nga ata që bien në sy. Gjatë gjithë kohës ata kanë tentuar ta mbajnë të fshehur dashurinë, ndonëse vëllezërit e tyre ishin shokë të ngushtë. Mendohet se ka qenë sëmundja e Altinit ajo që i ka dhënë “çarjen” e parë historisë së dashurisë. Altini vuante nga diabeti. “Sëmundja e kishte rënduar shumë Altinin, madje prej disa muajsh ai as nuk lëvizte nga shtëpia”, rrëfejnë të njohurit dhe komshinjtë. Kjo nuk ka përbërë ndonjë problem për Anxhelinën, por familja e saj, sipas banorëve nuk e ka pranuar këtë lidhje. Ata mendonin se gjendja e Altinit ishte e pashpresë. Megjithatë lidhja e tyre e fortë kishte vazhduar ashtu siç kishte vazhduar edhe përkeqësimi i gjendjes së Altinit. “Ai ndihej shumë keq nga kjo gjendje dhe shpesh herë mërzitej shumë”, tregojnë familjarët e djaloshit 24-vjeçar. Sipas tyre, ndjenja që i krijonte shprehja “sëmundje e pashërueshme”, i kishte humbur besimin. Në një situatë të tillë, gati të pashpresë, thonë nën zë banorët i kishte kërkuar edhe ndarjen Anxhelinës. Por, dashuria e vajzës karshi tij ka qenë me e fortë. Ajo i kishte premtuar dashurinë e përjetshme. Crying or Very sad

Vetëflijimi
Familjarët e Altinit nuk duan të flasin për historinë e tij me Anxhelinën. Në odën e tyre të madhe hyjnë e dalin ende njerëz për ngushëllim, madje edhe familja e vajzës kishte qenë dje për vizitë. “Altini është vetëvrarë me çifte. Ndihej shumë i mërzitur dhe kur i kemi kërkuar që të martohej thoshte gjithmonë se nuk ishte në gjendje për një gjë të tillë”, thotë vëllai më i madh. Lotët e dhimbjes ende nuk kanë pushuar në familjen Koçi, ndërsa në derën tjetër pak më tutje ende nuk ka të qara, pasi trupi i pajetë i Anxhelinës nuk ka ardhur akoma. Zakoni, ai i kobshmi, thotë që nuk mund të vajtohet pa patur trupin. Siç tregojnë komshinjtë, por edhe të afërmit, Anxhelina ka marrë vendimin e pakthyeshëm për t’i dhënë fund jetës. Ajo ka shkuar vetëm te varrezat e fshatit pak minuta larg banesës, diku në të dalë të fshatit në kufirin mes Kamzës dhe Laknasit. Një orë më pas ajo është gjetur pa jetë mbi varrin ende me dhe të njomë të të dashurit të saj. “Në sy kishte ende lotë të patharë”. Pranë trupit të pajetë policia ka gjetur edhe një letër të shkurtër ku ajo rrëfente arsyen e një veprimi të tillë: E doja shumë dhe po shkoj tek ai.

Dy familje në zi
Dy familjet tashmë janë në zi dhe nuk gjejnë dot fjalë as të ngushëllojnë njëra-tjetrën. Në familjen Koçi prej tri ditësh hyjnë e dalin njerëz pa fund për të ngushëlluar, por tashmë vargu i ngushëlluesve do të shtyhet pak metra më tutje. Një mort i ndarë përgjysmë. Kanë kaluar disa orë nga vdekja e Anxhelinës dhe fisi i Altinit bëhet gati për të shkuar te komshinjtë për ngushëllime. Nuk flitet asnjë fjalë për një histori. I vëllai i Anxhelinës që pret njerëzit te porta nuk do të thotë asgjë. Dhimbja e ka trishtuar dhe historia e dalë gojë pas goje i duket absurde dhe e pakuptimtë. “Nuk dua të them asgjë”, përgjigjet ai, ndërkohë që mohon atë histori që pak metra më tutje e kalojnë vesh më vesh njëri pas tjetrit komshinjtë dhe kalimtarët. Tashmë Romeo dhe Zhulieta, personazhet e Shekspirit do të kenë një histori të vërtetë, jo në Itali por në Shqipëri.



“Vendosa t’i jap fund jetës, pasi nuk mundem të jetoj më, pasi ai iku. E doja shumë Altinin, prandaj po shkoj tek ai
I love you Crying or Very sad Sad

Admin
Admin

Numri i postimeve : 64
Join date : 21/04/2009

https://te-dua.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi