MIRESEVINI NE FORUMIN TONE NQS NU KJENI TE REGJISTRUAR JU LUTEMI QE TE REGJISTROHENI JU FALEMINDERIT .....:::: STaFFi::::....

Join the forum, it's quick and easy

MIRESEVINI NE FORUMIN TONE NQS NU KJENI TE REGJISTRUAR JU LUTEMI QE TE REGJISTROHENI JU FALEMINDERIT .....:::: STaFFi::::....
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kërkova Princin e Kaltër, Gjeta Invalidin Donzhuan!

Shko poshtë

Kërkova Princin e Kaltër, Gjeta Invalidin Donzhuan! Empty Kërkova Princin e Kaltër, Gjeta Invalidin Donzhuan!

Mesazh  Admin Sun Apr 26, 2009 9:55 am

Një histori e veçantë, por që nuk i ka ndodhur vetëm protagonistes së shkrimit në vijim.

Është historia e mashtrimeve me anë të njoftimeve me gazeta, apo "mblesërive" on-line, pas të cilave vajzat dalin të zhgënjyera dhe zemërthyera.
Historia e 17-vjeçares korçare është një leksion për adoleshentet.

Historia e dhimbshme e 17-vjeçares korçare që u lidh me beratasin me anë të gazetës





Historia e dhimbshme, si dhe e ka quajtur vetë 17-vjeçarja korçare, ka nisur vetëm tre javë më parë kur vajza nga një fshat i këtij qyteti,
gjatë lëximit të mesazheve në një të përditshme, ka përzgjedhur mes tyre një nga mezazhet tipike dhe që për të, ka qenë melankolik.
Duket se mesazhi "Hyr në botën time të vogël, për të gjetur rehatin e shpirtit tënd", i ka lënë kaq mbresa vajzës korçare sa që mezi priste që të shikonte "don zhuanin",
që ende nuk ja kishte dhënë adresën se kush dhe nga ishte. Kjo enigmë e ka shtyrë vajzën që të merrte në dorë telefonin dhe të formonte numrin, pas një apo dy pip...pip...
nga ana tjetër e receptorit, një zë djali iu përgjigj, pas prenzantimit biseda mes të "rinjve", ka kaluar shumë miqësore.
Djali i ka folur vajzës se ishte nga një lagje e Beratit të lashtë dhe se ishte vetëm 25-vjeç, i arsimuar dhe se kishte pretendime për partneren.
Pas disa bisedave telefonike vajzës i është ngritur mendja, që një ditë të ftohtë dhe me diell nëntori të niset drejt qytetit Muze të Beratit.



Pas udhëtimit mbi 6 orë në mesditën e ditës së shtunë vajza ka mbërritur në qendrën e qytetit të Beratit dhe ashtu,
paksa e çorientuar jo vetëm nga udhëtimi, por edhe nga mrekullia e qytetit ka ndalur paksa për t'u orientuar ndërsa ka pritur që, sipas llafit, dikush t'i afrohej.
Vajza që mbante me vete një çantë me ngjyrën e lënë në telefon dhe me veshjet për t'u njohur nga djali,
ka ngelur e shtangur, kur drejt saj po afrohej një mesoburrë, me një dorë prapa dhe duke qeshur.
"Nuk e mora për djalin që kishte folur me mua",- ka deklaruar 17-vjecarja në ambientet e policisë, para prindërve të saj.
Mesoburrin që po i afrohej, vajza e mori ndoshta për babain e djalit apo një të afërmin e tij.
Që në momentin e takimit vajza ka ngelur e shokuar dhe kureshtja e ka shtyrë që të shikojë se përse njeriu me të cilin kishte lënë takim e mbante dorën prapa dhe se,
përse njeriu që ajo kishte lënë takim, kishte dërguar një njeri tjetër.

Por njeriu që iu afrua dhe i foli në emër i zgjati dorën e majtë për ta takuar, i foli:
"Unë, (ai) ishte djali që dy të rinjët kishin folur disa herë në telefon dhe që në atë moment vajzës edhe zëri iu duk ndryshe.
Një mendim i mjegullt dhe absurd filloj të qarkullonte me shpejtësin e të qindën e sekondës (të paktën kështu u shpreh para prindërve).
Zhgënjimi e mbërtheu prej fyti nxënësen e vitit të dytë të një shkolle nga një fshat vetëm 3 km larg qytetit të Korçës. Ku të shkonte në këto momente,
kujt t'i kërkonte ndihmë, njerëzit më të afërm të saj ndodheshin qindra kilometra larg.
Vajzës i ishin kujtuar fjalët përkëdhelëse të nënës së saj: "Bijë, ki kujdes, mbaro njëherë shkollën, edhe të lartën, fillo punë dhe menjëherë vazhdo gjej njeriun që do të kalosh jetën".

Por vajza kishte një dëshirë të madhe, të gdhihej në Beratin e bukur, ndaj, edhe pse e shokuar e kishte pyetur djalin se ku e kishte shtëpinë.

-Nga këtu 16 km, në një fshat të zonës të Tomorrit- i kishte thënë djali, duke drejtuar dorën e djathtë drejt malit.
Atë moment vajza shikoi që burrit i mungonte dora dhe se ishte invalid. Vuri dy duart në kokë, por nuk dinte se ç'farë të bënte,
nuk dinte kujt t'i kërkonte ndihmë dhe nuk kishte se ku të strehohej derisa të gdhihej për t'u kthyer nga kishte ardhur.

Morën një taksi dhe pas një ore, vajza ka mbërritur në anë të rrugës nacionale Berat -Skrapar
për të vazhduar më pas edhe një orë në këmbë derisa të mbrinte në shtëpinë e "burrit" të ardhshëm,
një gërmadhë e para viteve '70 ku varfëria dukej qartë.
Prindrit e djalit ishin të shokuar, që djali i tyre invalid dhe një herë i martuar dhe i divorcuar, këtë radhë kishte sjellë në shtëpi një "princeshë".
Prindërit e varfër, të gëzuar, bënë ç'mundën që vajza të mos mërzitej.
Ata habiteshin që vajza kishte pranuar të martohej me djalin e tyre që ishte 34-vjeç dhe kishte qenë i martuar dhe ishte invalid.

Prindërit e vajzës kanë alarmuar njerzit kudo që i kishin dhe natën e parë as që kanë fjetur.
Së bashku me të afërmit e tyre e kanë gdhirë me shpresën që vajza e tyre mundet të kishte shkuar tek ndonjë shoqe e saj,
por deri në momentin që të dy prindërit kanë vendosur që të kërkojnë ndihmën e policisë, nuk kanë marrë asnjë sinjal jete.
E ndërsa prindërit po humbnin shpresën e gjetjes së vajzës, në orën 16.30 minuta ka rënë zilja e telefonit.
Zëri nga ana tjetër e receptorit, foli: "Jam vajza juaj, kam shkuar larg,- dhe ka shtuar,- ejani nesër në Berat, aty më bëni zile që t'ju takoj".

Ditën e hënë, që në të gdhirë, prindërit janë nisur drejt vendit ku i kërkonte vajza dhe me brengën e gjetjes apo jo në vendin ku i kërkonte bija e tyre, në mesditë kanë mbërritur në Berat.
Të gjendur përballë heshtjes së telefonit, prindërit e vajzës janë detyruar të paraqiten në dyert e komisariatit të policisë dhe të kërkojnë ndihmë për të gjetur vajzën.



Kanë qenë punonjësit e policisë, të cilët në rrugë operative dhe me anë të numrave të telefonit të vënë në dizpozicion nga prindërit e vajzës,
brenda orës kanë lajmëruar se kishin gjetur vajzën, e cila ka pranuar që të mbërrijë në polici, aty ku dhe ishin prindërit për t'i takuar.
Sapo ka parë dy prindërit, vajza është ngashëryer dhe ka kërkuar që të largohet sa më parë nga qyteti i Beratit.
E pyetur nga policia nëse vajza kishte ankesa për djalin, ajo ishte shprehur edhe në deklaratën e lënë si dokument,
se nuk kishte asnjë ankesë. Ndërsa ishte shprehur se prindërit e burrit që e kish mashtruar do t'i ruante në kujtesë si prindër të mbrekullueshëm,
jo vetëm për mikpritjen, por edhe për këshillat që i kishin dhënë.

Vajza u rrëfeu policëve se ishte zhgënjyer nga një mesazh gazete dhe se ky zhgënjim e ndau nga një dozhuan ende pa u bashkuar.
"U bashkova shpirtërisht në gazetë me mesazhin dhe u ndava fizikisht në polici nga një "Donzhuan", ndërsa kërkoja "princin e kaltër",- u shpreh vajza, ndërsa linte pas Beratin dhe "dashurinë" e jetës.

Admin
Admin

Numri i postimeve : 64
Join date : 21/04/2009

https://te-dua.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi