MIRESEVINI NE FORUMIN TONE NQS NU KJENI TE REGJISTRUAR JU LUTEMI QE TE REGJISTROHENI JU FALEMINDERIT .....:::: STaFFi::::....

Join the forum, it's quick and easy

MIRESEVINI NE FORUMIN TONE NQS NU KJENI TE REGJISTRUAR JU LUTEMI QE TE REGJISTROHENI JU FALEMINDERIT .....:::: STaFFi::::....
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiperia me pushime: Librat erotike me te kerkuarit

Shko poshtë

Shqiperia me pushime: Librat erotike me te kerkuarit Empty Shqiperia me pushime: Librat erotike me te kerkuarit

Mesazh  Admin Sun Apr 26, 2009 10:32 am

Gjithcka duhet t’ju beje te enderroni me shume e te mendoni me pak ne sezonin e veres. Kredhjet ne det, gjumi i pasdites ne shezlong, shetitjet e gjata pa destinacion te darkes, jane te gjitha “kushtet” per pushime pa strese. Keshtu qe, nese doni “te lodhni me pak koken”, atehere edhe literaturen kerkojeni “ne unison”, me relaksin veror. Botuesit sugjerojne si zgjedhjet me te mira librat “limonade”, kryesisht ato romantike apo permbajtje erotike dhe librat thriller. Arlinda Dudaj, drejtoresha ekzekutive e shtepise botuese “Dudaj”, thekson se ne muajt e nxehte te veres, librat me te keshillueshem per t’u lexuar poshte cadres jane ata joimpenjiative. “Dashurite e nje jete” e “Mjellma e zeze”, me autore Sveva Casati Modignani, jane nje zgjedhje limonade qe jua bejne edhe me relaksues qendrimin ne plazh. Nuk mund te harrohet shkrimtarja e mirenjohur Danielle Steel, qe kete vere prezanton dy tituj te rinj, “Kohe per dashuri” dhe “Vitet e dhembjes”. Ne nje nga librarite me te njohura ne Tirane, tre muajt e veres perbejne bumin e shitjeve dhe rritjen e kerkeses per librin e shpjegojne me shtimin e kohes se lire qe njerezit kane ne dispozicion gjate kesaj stine. Joana Kusi thote se “blerjet ne muajt e veres rriten ndjeshem dhe librat me te kerkuar jane ato te tipit “limonade”. Personazhe interesante, histori te jashtezakonshme dashurie, intriga e ngjarje befasuese. Grupmoshat qe blejne me shume jane te rinjte, sepse ata njerez qe e duan librin, e lexojne ne cdo kohe dhe nuk presin veren”. Letersia roze arrin te orkestroje me finese gjithe spektrin e ndjenjave, emocioneve dhe historive pasionante te dashurise, derisa ato ngerthehen plotesisht tek lexuesi, e sidomos ai me moshe te re. Ajo cka servirin keto muaj librarite nuk do te jene thjesht libra qe do t’ju shtojne numrin e romaneve artistike te bibliotekes suaj, sepse ato faqe premtojne rilexim per te disaten here. Ashtu sic eshte romani me i fundit i letersise angleze, i quajtur “ Henri dhe Xhuni”, me autore Anais Nin.

Gjithcka prezantohet ne faqet e romanit, jane flete te shkeputura nga ditari i vete autores, ku ajo shfaq anen tjeter, ate te moskontrollimit te hormoneve, seksit te shfrenuar dhe gjithcka ndodh pas takimit me shkrimtarin Henri Miler, njeriun qe ajo e kishte cilesuar si nje gjigant intelektual dhe gruan e tij te bukur Xhun Mensfild. Jeta e Anaisit do te zhytet ne nje peshtjellim te madh emocional, pasionant e seksual. Tensioni do t’ju mbaj gjalle kersherine deri ne fund te romanit, sepse autorja do te zhytet ne nje konflikt te rende brenda vetes, te cilin nuk do te mund ta zgjidhe e vetme dhe pa ndihmen e askujt. Interesantja perpos te gjitha ngjarjeve, qendron ne faktin qe faqet e romanit jane vete jeta e Anais Nin. Aty ajo i prezantohet lexuesit me te brendshmen, instinktin e paperballueshem seksual, qe duket se do te trondite edhe marredhenien e Anaisit me bashkeshortin e tij, Hjune. E kane cilesuar si liber emancipues, sepse pikerisht ne ate roman seksualiteti shfaqet hapur. Ne te njejten tematike vertitet edhe nje tjeter roman tejet i shitur ne kryeqytet. “Eshte per t’u habitur sesi kete vere librat qe kerkohen me shume jane ato qe e kalojne dashurise e ndjenjen, per te perfunduar deri tek seksi dhe hormonet e harbuara. Edhe keto libra perbejne interes per lexuesin, sidomos ata te rinj”, thote Teuta, nje tjeter librare ne Tirane.

“Gruaja e njezet e tete” eshte nje tjeter liber me autore Ken Bugul, nder me te preferuarit e lexuesit shqiptar. Aty flitet per poligamine, per seksin, sesi personazhi kryesor i romanit eshte gruaja e parafundit para asaj te njezet e tetes qe e beri te kuptoje rendesine e perkujdesit ndaj vetes, edhe pse t’i mund te jesh gruaja e disate ne radhe. Linden pasioni, deshira per te shkruar pas shume vitesh te hedhura poshte, ne pritje te nje burri qe t’i marre ne dorezim jeten. Aty personazhi kupton rendesine e edukimit seksualisht te shume vajzave afrikane qe ne moshe fare te vogel, te mesuarit e teknikave te joshjes, te dashurise e aktit seksual. Dhe gjithcka e ka nje arsye: ne jete duhet te dish te mbash burrin, duhet te dish si ta zoterosh e ta manipulosh ne cdo kohe. Cdo roman i kesaj vere do te percjelle ne vetvete nje mesazh sa te qenesishem, aq edhe domethenes, ndonese pjesa derrmuese e tyre do te vertiten ne temat e dashurise se seksit te harbuar. Duket se oret e qendrimit ne det dhe ato nen cadren e plazhit jane koha me e volitshme per t’u kthyer pas ne kujtime, per te prekur te kaluaren qe per shumekend mund te jete e paanashkalueshme.

Edhe ne librin e autorit Xherald Gordon me titull “Mallkuar qofte ajo dite…”, cdo faqe e tij eshte nje formule qe u hyn ne pune gjithe atyre qe mundohen te fshijne te kaluaren e erret. Te fshehesh te kaluaren, per te arritur edhe nje here ne piken e zeze, pas nje bardhesie diellore qe ka zaptuar shpirtin e njeriut. E kaluara eshte e pashmangshme dhe kjo nuk eshte tanime nje teori. Autori permes historise se personazhit kryesor, Marise, sjell serish ne vemendje ate pjese te jetes qe gjithkush perpiqet t’i beje bisht. Ajo qe nuk duhet harruar ne letersine verore te ketij sezoni, eshte fakti se perpos romaneve roze do te kete edhe nje perqasje te lehte ne letersine “real life”, ate qe e merr spunton nga realiteti i jetuar, qe ne vetvete permban esence te forte drame dhe aksioni.

“E shtuna” e ka emertuar autori Ian McEwan romanin me te fundit qe gjendet ne gjithe librarite e Tiranes. Gjithcka rrotullohet ne jeten e nje neurokirurgu te specializuar ne punen e tij, e nje bashkeshorti te devotshem per gruan e tij, nje juriste ne nje gazete prestigjioze; e nje baba i dashur per dy femijet, nje poeti te ardhshem e nje muzikanti te rrymes bluz. Papritur, ne nje te shtune ne mengjes gjithcka i kalon para syve, i ka dale gjumi dhe per ore te tera mbetet i ngulitur ne parvazin e dritares, teksa sodit zgjimin e Londres ne ate mengjes te zymte. Aty per aty i kujtohet lufta ne Irak, perplasja ne 11 shtator e dy avioneve ne dy kullat e Manhatanit ne Nju Jork. Libri deshmon qarte sesi nje cast mund te ndryshoje jeten, qofte per mire ose per keq. Ne shtepine botuese “Onufri” na thone se arsyeja kryesore sepse ne vere dominon letersia roze apo bulevardeske, ashtu sic ka nisur te etiketohet ne radhet e shkrimtareve, eshte fakti qe ate kenaqesi qe jep libri i lexuar nen rrezet e diellit, nuk mund ta jap kurrsesi nje film i pare ne shtepi apo ne kinema me tematike thuajse te njejte. Nuk jane vetem aventurat, dashuria e pasioni, por edhe komikja ajo qe duhet te zere vend ne zgjedhjet tuaja per lexim.

Per here te pare per lexuesin shqiptar ne tregun e librarive ne ditet ne vijim do te vije e perkthyer autorja gjermane Gaby Hauptmann, me librin tejet joshes “Kerkohet nje burre impotent”. Ndersa letersia e veres eshte me shume femerore, edhe per meshkujt ekzistojne libra te keshillueshem per lexim. Dihet se meshkujt jane me teper te dhene pas historive me aksion, lidhjet e KGB-se, tematika historike, si dhe historite e dashurise se diktatoreve qe kane bere epoke kudo ne bote. Gjithe kjo larmi temash mund te gjenden neper librari dhe sigurisht qe meshkujve do t’ua bejne ditet e pushimit edhe me relaksuese. Ka gjasa qe kjo vere te jete e ngopur me tituj te rinj librash artistike si per femra, ashtu edhe per meshkujt. Cdo detaj luhatet mes historive pasionante te dashurise, aventurave te cmendura e me se shumti hormoneve te harbuara. E nese vendosni qe pervec detit te kridheni edhe ne faqet e ketyre librave interesante, me siguri qe qendrimi nen cadren e plazhit do te behet edhe me relaksues.

Keshilla leximi

“Kur te ze dashuria”

Nga Migel De Unamuno

Perktheu: Qamil Bedhia

Shtepia botuese: “Toena”

Cmimi: 1200 leke

Ne historine e kultures spanjolle te shek. XIX-XX, zor se mund te gjendet nje figure me origjinale sesa ajo e Migel de Unamunos, filozofit, shkrimtarit, poetit, dramaturgut, filologut, pedagogut dhe veprimtarit shoqeror. Atij i pelqenin shume paradokset ne letersi, gje qe ka ngjallur nje polemike te gjate midis kritikeve letrare, por ai edhe vete ishte nje paradoks: nje Don Kishot qe fshihte brenda vetes Sanco Pancon, racionalist, qe hidhte poshte arsyen, poet ne filozofi dhe filozof ne poezi, dramaturg ne proze dhe prozaik ne dramaturgji, ateist, qe vazhdimisht i drejtohet Zotit, ai dukej sikur ishte gatuar nga nje sere kontradiktash. Por eshte dicka, nje cilesi dhe, pikerisht dashuria e pakufishme per atdheun e tij, token e thate dhe e ashper spanjolle, qe e ben ate te vuaje bashke me te varferine, hidherimet e pikellimet dhe i jep atij force qe te hakmerret per cdo fyerje qe i behet vendit te vet. Pikerisht kjo dashuri per atdhe e beri profesorin e gjuhes greke dhe rektorin e Universitetit te Salamankes, Migel de Unamunon, njeriun e mbyllur e fjalepake, te pashoqerueshem dhe nganjehere edhe absurd, nje shkrimtar te madh.

Tematika jetesore si dhe personazhet origjinale kane bere qe veprat e tij te pelqehen dhe perkthehen ne shume vende dhe popuj te botes. Lexuesi yne kete radhe ka fatin te njihet me disa nga novelat dhe tregimet e tij te mrekullueshme.

Admin
Admin

Numri i postimeve : 64
Join date : 21/04/2009

https://te-dua.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi